Mbyllja e Pasqyrave Financiare dhe Dorëzimi në QKB & Tatime
Çfarë përfshin
Përgatitje e pasqyrave financiare vjetore: bilanci, pasqyra e fitimit dhe humbjes, pasqyra e ndryshimeve në kapital dhe shënimet shpjeguese.
Harmonizim i regjistrave kontabël, verifikim i bankave dhe llogarive, dhe përgatitje e korrigjimeve të nevojshme (amortizime, provigjione).
Përgatitje dhe dorëzim i dokumenteve për QKB dhe deklaratat tatimore të përvitshme.
Mbështetje gjatë auditimit (nëse kërkohet) dhe përgatitje dokumentacioni sipas kërkesave të auditorit.
Dorëzimet / output
Pasqyrat financiare të kompletuara, raport mbylljeje, dhe konfirmimet e dorëzimit te QKB & Tatime.
Përfitimet për klientin
Compliance ligjore, përfaqësim profesional gjatë procedurave zyrtare dhe saktësi në pasqyrimet financiare.
Kërkesat nga klienti
Akses në llogaritë bankare, dokumentacion të blerjeve/shitjeve dhe informacionet e brendshme për periudhën fiskale.
