Çdo asistencë tjetër e nevojshme për mbarëvajtjen e biznesit
Çfarë përfshin
Mbështetje ad-hoc sipas nevojave: përgatitje kontratash, analiza specifike (margjina produktesh, analiza kosto-benefit), ndihmë në përzgjedhje të softuerëve kontabël, ose përgatitje dokumentacioni për projekte financimi.
Ndihmë gjatë inspektimeve, litigimeve të thjeshta ose procedurave administrative.
Zgjidhje për procese operacionale që prekin financat: faturim elektronik, politika refuzimi/retur, etj.
Dorëzimet / output
Raporte/advice të shkruara, dokumente të përgatitura, dhe implementim procedurash.
Përfitimet për klientin
Zgjidhje të shpejta dhe profesionale për probleme operative që ndikojnë në performancën financiare.
Kërkesat nga klienti
Specifikim i qartë i problemit/objektivit dhe dokumentacion mbështetës për vlerësim.
