Deklarimet online — Libri i Shitjeve, Libri i Blerjeve
Çfarë përfshin
Regjistrimin dhe përgatitjen periodike (muaj/mujore) të librit të shitjeve dhe librit të blerjeve në formatin e kërkuar nga administrata tatimore.
Kontrollin e integritetit të faturave (numër, datë, furnizues/klient, TVSH, vlera neto/gjithsej) dhe korrigjimin e gabimeve para dorëzimit.
Konsolidimin e të dhënave nga softueri i shitjeve, POS, faturat e blera dhe dokumentacioni tjetër mbështetës.
Dorëzimin elektronik dhe arkivimin sipas rregullave ligjore.
Dorëzimet / output
Librat e përditësuar (elektronik) dhe konfirmimet e dorëzimit.
Raport verifikimi me gabimet e gjetura dhe korrigjimet e kryera.
Përfitimet për klientin
Saktësi raportimi; reduktim i rrezikut të penaliteteve; pasqyrë e qartë e detyrimeve tatimore.
Kërkesat nga klienti
Dorëzim i faturave dhe dokumenteve burim (elektronik/scan) brenda periudhës së rënë dakord.
